Gashi: Ekspertiza nga Austria vërteton manipulimet e video incizimit rreth rastit Dehari

Aktuale

Gashi: Ekspertiza nga Austria vërteton manipulimet e video incizimit rreth rastit Dehari

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:23
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi hedh poshtë gjetjet e ekspertizës nga Austria për video-incizimet nga Qendra e Paraburgimit Prizren ku vdiq Astrit Dehari. Sipas tij, nga vetë ekspertiza e Entit Federal të Kriminalistikës të Austrisë, e të siguruar nga Prokuroria, “vërtetohen manipulimet e video incizimit”. Ndaj, kërkon hetime jashtë Kosovës nga ndonjë institucion i BE-së apo SHBA-ve.

“SOT BËHEN 10 MUAJ NGA VRASJA E ASTRIT DEHARIT

Edhe pse sot janë mbushur 10 muaj nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! në Qendren e Paraburgimit në Prizren ende sot ka deklarime të pavërteta rreth vrasjës, e fundit është ajo se kinse rezultati i ekspertizës së video incizimeve të kamerave të burgut nuk janë minipuluar.

Prokurori i rastit asnjëherë nuk na ka njoftuar se ku i ka dërguar video incizimet për analiza, edhe pse këtë e ka obligim ligjor.

Por edhe nga vetë ekspertiza e Entit Federal të Kriminalistikës të Austrisë, e të siguruar nga Prokuroria, vërtetohen manipulimet e video incizimit, dhe atë duke konstuar në ekspertizë se ka pasur ndërpreje të vulave kohore të 6 video fajllave…

Të gjitha çështjet teknike dhe çështje të tjera do të vërtetohen me rastin e hetimeve të pavarura jashtë Kosovës në ndonjërin prejInstituteve të shteteve të BE-së apo SHBA-së, siç edhe thotë Rezoluta/Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës i datës 20.12.2016, e të cilin Qeveria nuk e zbatoj kurrë, duke pretenduar se Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Zvicra, nuk mund të angazhohet si Institut i përzgjedhur nga familja Dehari, pasi që Zvicëra nuk është anëtare e BE-së.

Angazhimi i Institutcioneve të Specializuara jashtë Kosove për hetime të pavarura dhe ekspertiza të pavaruara, lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, është peng i formimit të Qeverisë së re të Kosovës për zbatimin e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat