Mënyra e dialogimit të deritashëm me Serbinë shihet shumë e gabuar

Aktuale

Mënyra e dialogimit të deritashëm me Serbinë shihet shumë e gabuar

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 22:57
Pamje nga takimi i sotëm në Bruksel

Ndjekësit e zhvillimeve politike në vend thonë se vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë, në formatin dhe mënyrën sic është bërë deri tash është gabim i madh politik për Kosovën.

Politologu Ramush Tahiri, thotë se efekti i vetëm që e ka prodhu dialogu është shtensionimi i raporteve Kosovë-Serbi.

Edhe gazetari Adriatik Kelmendi, thotë se vazhdimi i dialogut në çfardo niveli politik, pa një platformë të përgatitut mirë nga Kosova, do të ishte vazhdimësi e humbjes kohë për Kosovën në aspektin e integrimeve europiane.

Tahiri e Kelmendi thonë se përkundër gatishmërisë për të dialoguar me Serbinë, sakaq edhe për ta përmbushur një obligim ndërkombëtar, Kosova nuk mori pothuajse asgjë nga ky proces derisa sipas tyre benifitet e tij po i gëzon vetëm Serbia.

Në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, presidenti Hashim Thaçi përsëriti sot sërish në Bruksel, idënë për krijimin e një ekipi të unitetit për këtë fazë të dialogut, raporton rtk.

Ideja për krijimin e një ekipi të unitetit me bazë të gjerë politike ka ardhur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi një ditë më parë përmes një shkrimi autorial drejtuar mediave, në prag të takimit të mbajtur sot me presidentit serb Vuciq në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat