Ish agjenti i SHIK-ut kërkesë Thaçit: Trego me çka po ju shantazhon Serbia, sa i ndihmuat Serbisë?

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut kërkesë Thaçit: Trego me çka po ju shantazhon Serbia, sa i ndihmuat Serbisë?

Nga: B.S Më: 28 gusht 2017 Në ora: 15:44
Hashim Thaçi

Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut, dhe ish anëtar i UÇK-së, përmes një postimi në facaebook, ka drejtuar një kërkesë Presidentit Thaçi.

Ai ka kërkuar nga Thaçi që të tregojë se me çka po e shantazhon Serbia atë, pasi ai po kërkon që t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë.

Image
Naim Miftari

“Mjaft u përpoqe president Kosovës nuk i "duhet"ndihma e juaj,tregona me qka po ju shantazhon juve shteti serb. "President" Hashim Thaqi pse pot ngutet që vetëm ti dhe vetëm permes teje të udhëheqen bisedat me Serbin armike,kaloje at slloganin tuaj me prralla se kinse ti vetëm e munde serbin ne gjdo fushbetej dhe vetëm fal teje jem ne sot të lir dhe vetëm fal teje kem shtetin ton të pamvarur sot. Spjegona ma mir pse dhe si Serbija e cila humbi luften gjat vitit 1998_99 u shëndrrua në fitues apsolut të pas luftes kurse ne e humbum perspektiven edhe shpresen për ardhmerin ton,tregona se sa i ndihmuat ju dhe njerzit tuj serbis në kët sukses me punen mos punen tuaj shtet "formuese"”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia, po e shantazhon Thaçin, pasi me çdo kusht po dëshiron ta mbulojë të kaluarën e tij.

“Spjegona me qka po ju shantazhon sot pikrisht juve shteti serb, dhe se si po tentoni ju me gjdo kusht ta mbuloni të kalumen tuaj dhe rrethit tuaj.  Ju duke tentuat ta mbuloni të kalumen tuaj të errët ju po e vritni të ardhmen e femijve tan por edhe je duke vrar të ardhmen e djalit tuaj mos mendo se pasardhsi i juaj do ti trashegon gjith ato pasuri marramendse pa pasoja”, ka shkruar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat