Zyrtare: Hoti në vend të Beqës

Aktuale

Zyrtare: Hoti në vend të Beqës

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 15:24
Hajdar Beqa

Hajdar Beqa nuk është kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës. Kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës tash është Ramadan Hoti, nënkryetar aktual i komunës.

Ky ndërrim që ka bërë PDK-ja, është bërë me propozimin e  deputetit Hajdar Beqa. Kështu të paktën tha ai nëpërmjet telefonit për KosovaPress.

 Beqa tha se ai ka qenë i propozuar nga dega e PDK-së në Gjakovë dhe Kryesia e partisë por pasi që ka fituar votat si deputet në zgjedhjet e 11 qershorit e ka parë të arsyeshme që ta propozojë bashkëpartiakun e tij Ramadan Hoti.

 “Unë kam propozuar në kryesi të partisë që Hoti të jetë kandidat dhe ky propozimi imi është miratuar nga partia.Do të dalim fuqishëm fitues nga  këto zgjedhje dhe besoj që me kandidatin Hoti do mposhtim kundërshtarët.  Hoti është një njeri i denjë për të qenë kryetar sepse ka qenë edhe nënkryetar i komunës”, tha Beqa.

 Sipas tij fitorja e PDK-së në komunë të Gjakovës është në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat