Pse Kosova nuk po anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë? Tregon Kajtazi

Aktuale

Pse Kosova nuk po anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë? Tregon Kajtazi

Nga: Bota sot Më: 26 gusht 2017 Në ora: 11:23
Fadil Kajtazi

Siguria në vend është një çështje mjaft aktuale dhe e rëndësishme.

Për këtë, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur më gjerësisht në lidhje me sigurinë në Kosovë.

Ai ka thënë se stabiliteti ose mos stabiliteti i vendit ka mbetur në duar të çilimive, që sipas tij i kanë mbushur partitë politike.

“Detyra e institucioneve të Kosovës është që të prodhojnë stabilitet politik, zhvillim ekonomik, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo siguron Kosovë të sigurte dhe ambient për përkrahje nga BE, SHBA dhe NATO. :Dhe stabiliteti ose mos stabiliteti i vendit është mbetet në duart e çilimive të cilët fatkeqësisht i kanë mbushur partitë politike”, është shprehur Kajtazi.

Ai po ashtu ka treguar se pse Kosova nuk po mund të anëtarësohet në mekanizma ndërkombëtarë të sigurisë.

“Anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat e sigurisë në rajon e me gjerë kërkon parakushte dhe standarde. Siguria është çështje e ndjeshme, prandaj qasja në këto organizma si OSBE, NATO do të ndodhë në mënyrë graduale dhe intensiteti i këtij anëtarësimi do të varet nga zhvillimet pozitive në Kosovë dhe zhvillimet në nivel rajonal dhe global”, ka deklaruar Kajtazi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat