Takimi i Kryeministrave/Hahn: Prioritet krijimi i një zone ekonomike

Aktuale

Takimi i Kryeministrave/Hahn: Prioritet krijimi i një zone ekonomike

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 11:13
Komisioneri Johanes Hahn

Po zhvillohet takimi joformal i Kryeministrave të Ballkanit në qytetin e Durrësit, në këtë takim po merr pjesë edhe komisioneri Johanes Hahn i cili  dha një mesazh të qartë lidhur me integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij në takimin joformal ai tha se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike.

Hahn pohoi qartë se integrimi nuk është me një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.

“Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit”, tha Hahn.

Në këtë tryezë marrin pjesë edhe homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat