Kjo është Ambasada gjigante e Amerikës në Prishtinë

Aktuale

Kjo është Ambasada gjigante e Amerikës në Prishtinë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 14:59
Pamje nga video

Në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është publikuar video e punimeve të ndërtesës së re të Ambasadës amerikane.

Këto janë disa nga pamjet se si do të duket objekti i ri i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ambasadori Delawie ka vizituar punishten ku po ndërtohet Ambasada e re e SHBA-së. Sipas tij, ky objekt dëshmon se Amerika do të mbetet përgjithmonë këtu. Delawie ka dhënë detaje edhe për vizat që do të lëshohen aty për qytetarët.

Ambasada, gjithashtu, ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në ndërtimin e këtij objekti të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat