Zvicra do shtojë prezencën me 35 ushtarë në Kosovë

Aktuale

Zvicra do shtojë prezencën me 35 ushtarë në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 gusht 2017 Në ora: 15:45
Një ushtar i Swisscoy në Kosovë

Parlamenti helvet ka vendosur këtë verë që aktiviteti i forcave ushtarake zvicerane në Kosovë (Swisscoy) të zgjatet deri në fund të 2020. Deri atëherë numri i ushtarëve do zvogëlohet, por hëpërhë 35 ushtarë shtesë do stacionohen në Kosovë, shkruan “Blick”.

Jo më shtretër nga gjermanët

Arsyeja: Gjermania planifikon që në fund të 2018 të mbyll kampin ushtarak në Prizren dhe të tërheq trupat nga andej. Kontigjenti më i madh i zviceranëve ndodhet atje dhe ata duhet të mendohen për strehim dhe zhvendosje gjithashtu. Këtu duhet tu vijnë në ndihmë 35 ushtarë shtesë.

Pjesa tjetër e ushtarëve zviceranë ndodhet në Novo Selo, një vendbanim mes Prishtinës dhe Mitrovicës./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat