Nesër ditë zie në Kosovë

Aktuale

Nesër ditë zie në Kosovë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 20:30
Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e nesërme e ka caktuar si ditë zie në Kosovë në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ndërkohë, flamuri shtetëror do të ulet në gjysmë shtizë, në të gjitha institucionet brenda vendit, si dhe nëpër ambasadat e Kosovës.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin, Bajram Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat