PEK kërkon krijimin urgjent të institucioneve të Kosovës

Aktuale

PEK kërkon krijimin urgjent të institucioneve të Kosovës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 16:24
Partia Ekologjike e Kosovës (PEK)

Partia Ekologjike e Kosovës (PEK) përmes një deklarate për media ka shprehur pakënaqësinë e saj me zvarritjen e formimit të institucioneve të dala nga 11 qershori dhe kërkon që një gjë e tillë të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që Kosova të përshpejtojë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Duke përkujtuar se zhvillimet e fundit po e thellojnë  krizën politike në Kosovë, PEK i konsideron të papranueshme  veprimet e partive politike, pasi që ato me veprimet e tyre po shkaktojnë  bllokime dhe sjelljet e tilla janë shqetësuese dhe të papranueshme.

“Veprimet për bllokimin e themelimit të institucioneve  nuk janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Gjendja e krijuar tregon mungesën e përgjegjësisë politike të subjekteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ndaj faktorit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Partia Ekologjike e Kosovës bën thirrje që në seancën e radhës më 24 gusht deputetët e të gjitha partive ta ndërtojnë konsensusin politik dhe të votojnë për kandidatët, dhe mos të lejojnë bllokimin e themelimit të institucioneve të reja.

“Kosova ka nevojë për një shtet funksional i udhëhequr nga një elitë që do të sigurojë dalje nga qorrsokaku, veproi në interes të popullit dhe të shpejtoj anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e kryetarit të PEK-ut, Arif Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat