Rrëfimi i nënës së ushtarit të UÇK-së pas lirimit nga burgu serb: Sikur të më lindte djali për së dyti

Aktuale

Rrëfimi i nënës së ushtarit të UÇK-së pas lirimit nga burgu serb: Sikur të më lindte djali për së dyti

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:21
Anton Lekaj

Kristina Lekaj, nëna e ushtarit të UÇK-së, Anton Lekaj i cili është liruar sot nga burgu i Beogradit, thotë se sot ndihet sikur të i kishte lindur djali i saj për së dyti. Ajo e ngazëllyer ka rrëfyer për Insajderin siç ka thënë ajo ditën më të lumtur të jetës së saj.

“Sot është ditë ma e lumtur për mua si nënë, sot ndjehem sikur të më kishte lindur djali për së dyti, unë jam duke e pritur në shtëpi dhe nuk kam dal me e prit por besoj qe dikush ka dalë”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se Lekajn kanë dal ta presin bashkëshortja dhe djali i tij i vetëm 16 vjeçar.

“Ajo çfarë di është se deri tani kanë shkuar për ta pritur vetëm bashkëshortja dhe djali i tij i vetëm, 16 vjeçar”, ka thënë ajo.

Ajo më tej ka treguar se djali i saj, Antoni do të kthehet në Kosovë rreth orës 19.

“Djali jem hale nuk ka mbërri e kanë liruar po hale nuk mbërri, po besoj që para orës shtatë nuk mbërrin”, ka thënë ajo.

Anton Lekaj i cili është liruar sot nga burgu ka qenë i dënuar nga Gjykata për krime të luftës në Beograd, me 13 vite kundër popullsisë civile.

Ajo ka rrëfyer edhe periudhën 13 vjeçare sa biri i saj ishte në burgun e Beogradit, ajo ka thënë se kontaktet e vetme që i ka pasur me djalin e saj, Antonin kanë qenë vetëm përmes telefonit dhe ato kanë qenë të shkurta për shkak të frikës për të biseduar në telefon.

“Po gjatë kësaj kohe kemi biseduar shkurt sepse nuk ka guxoftë me fol përmes telefonit vetëm si jeni, a jeni mirë asgjë më shumë”, ka thënë Kristina Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat