Daçiq: Ku ka serbë, nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Aktuale

Daçiq: Ku ka serbë, nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 19:02
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se në propozimin e tij për caktim kufijsh të Kosovës nuk bëhet fjalë për forcë, por për marrëveshje.

Ai ka thënë për mediat serbe se Kosova nuk do të bëhet vend anëtar i OKB-së dhe se vetëm tanket mund t’i detyrojnë serbët të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kush i ka pranuar ndërkombëtarisht kufijtë e Kosovës? Kosova nuk do të bëhet vend anëtar i OKB-së. Ne nuk i kemi përcaktuar kufijtë as me Bosnjën dhe  Kroacinë, e lëre më me krijesën, e cila veten e quan Kosovë të pavarur. Në ato pjesë ku jetojnë serbët nuk do të ketë Kosovë të pavarur. Ndoshta me tanke”, ka thënë Daçiq.

Ai është shprehur edhe një herë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, ndërsa ka vlerësuar se nuk ka arsye që bashkësia ndërkombëtare të mos e pranojë propozimin e tij pasi që sipas tij, bëhet fjalë për marrëveshje e jo për forcë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat