Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin

Aktuale

Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 20:00
Takimi mes Ramush Haradinajt dhe Labinot Tahirit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj dhe deputeti i shumë përfolur ditëve të fundit nga AKR, Labinot Tahiri janë në një takim.

Besohet se ky takim që po ndodh në një nga hotelet luksoze në periferi të Prishtinës ka të bëjë me qëndrimin dhe votën e deputetit të AKR-së për kryeparlamentarin nga PAN ashtu si edhe për vetë Haradinaj.

Deputeti Tahiri ka qenë në qëndër të vëmendjes mediatike, duke u diskutuar si emër i mundshëm nga koalicioni LAA, që do të mbështesë koalicionin PAN.

Tahiri ka thënë se nuk del jashtë qëndrimit të partisë, dhe kreut të saj, Behgjet Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat