"A jemi në prag të shpërthimit të një "bombe të kurdisur" në Kosovë?"

Aktuale

"A jemi në prag të shpërthimit të një "bombe të kurdisur" në Kosovë?"

Nga: Bota sot Më: 7 gusht 2017 Në ora: 22:25
Sociologu Fadil Maloku

Sociologu Fadil Maloku, jep sinjal për shpërthimin e një “bombe të kurdisur në Kosovë”.

Maloku përmes një statusi në Facebook, ka dhënë tri situata të cilat i lidhë me gjendjen e fundit në vend.

Sipas Malokut, problemet sociale dhe ekonomike janë probleme që po thellohen, gjersa ka treguar edhe situata tjera që janë të pakëndshme dhe tensionuese në Kosovë.

Postimi i plotë:

A jemi në prag të shpërthimit të një "bombe të kurdisur" në Kosovë?
1. Problemet sociale dhe ekonomike në Kosovë, janë probleme që në vazhdimësi po thellohen, ngase, janë duke "prodhuar" qartazi një distancë të pashmangëshme klasore, midis shtresës shumë të pasur (të politikanëve matrapaza!) dhe asaj shumë të varfër (tê qytetarëve tjerë!)!

2. Kjo situatë tani për tani "e heshtur" (edhe shkaku; i "dramës së ringërqit politik!) shumë lehtë mund t'a rris adrenalinën e paknaqêsisë, dhe të krijoj frustrime shtesë, pastaj, situata të pakëndshme, e acaruese në procesin e shtresëzimit socioekonomik të shoqërisë kosovare!

3. Këto situata tensionuese, nuk po dalin akoma në sipërfaqe edhe për shkakun se; elitat politike në mënyrë të qëllimshme e sistematike po u japin "infuzion" e shpresa të rrejshme, shtresave të pakënaqura, duke ua shpërqendruar vëmendjen atyre, kryesisht kah problemet idiotike politike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat