Flasin policia e ekspertët, tregojnë pse po ndodhin aksidente të shumta në Kosovë

Aktuale

Flasin policia e ekspertët, tregojnë pse po ndodhin aksidente të shumta në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 gusht 2017 Në ora: 09:57
Foto arkiv, Aksident në Kosovë

Edhe pse është miratuar ligji i ri për lëvizjen në komunikacion, e ku në bazë të këtij ligji parashihen gjoba të rënda për ata që shkelin rregullat e komunikacionit rrugor, si duket kjo nuk ka ndikuar në uljen e shkeljeve në komunikacioni. Përkundrazi, Kosova këtë vit është goditur nga numri i madh i aksidenteve e ku, shumë prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet rrugore si ato me fatalitet si dhe ato me dëme materiale. Për kundër asaj që Policia e Kosovës ka marr masa në vazhdimësi , numri i tyre ka shkruar duke u rritur.

Ekspertët vlerësojnë se ligji i shtetit të Kosovës duhet të jetë më i rreptë  me vozitësit e  pandërgjegjshëm dhe kërkohet që të bëhet rishqyrtimi i ligjve. për komunikacionin rrugor.

Image
Policia e Kosovës

Të pyetur nga “Bota sot”  rreth aksidenteve dhe gjobave  për vozitësit e pa kujdesshëm, Policia e Kosovës ka thënë se ka shtuar edhe më shumë masat e kontrollit në trafikun rrugor ku do të aplikojë masën zero-tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.

  “Referuar shtimit të numrit të automjeteve në qarkullimin rrugor dhe shtimit të aksidenteve në trafik, Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje. Policia e Kosovës edhe përkundër masave të ndërmarra në vazhdimësi me plane dhe detyra konkrete gjatë sezonit veror, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik, ka marrë masa shtesë duke krijuar një Task Forcë, e cila enkas do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor”, ka thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërsa nuk kemi marr përgjigje rreth numrit të aksidenteve më dëme materiale dhe atyre që kanë përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht  te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Image
Gent Gjini

Nuk po respektohen ligjet

Ndërsa, avokati Gent Gjini ka thënë se nuk po respektohen ligjet e vendosura nga shteti i Kosovës nga vozitësit e pa ndërgjegjshëm.

“Nga vozitja e pandërgjegjshme dhe jo etike nga qytetarët të pandërgjegjshëm, kushtimisht të quajturit si delikuentët e trafikut serik, që po kjo kategori personash nuk respektojnë ligjet e shtetit të Kosovës, ato rregullat e vendosura nëpër segmentet rrugore që përcaktojnë kushtet, dhe natyrën e vozitjes. Nga burimet statistikore, që përcjellin fatkeqësitë në komunikacion dhe sigurinë e jetës së qytetarëve në shtetin e Kosovës, janë burime alarmante dhe duhet të zgjojnë kërshërinë dhe kureshtjen e faktorëve vendimarëse, ku në vija të kuqe është konstatuar fakti se nga muaji janar deri në muajin qershor janë evidentuar 54 raste, të komunikacioneve me fatalitete dhe 5.000 me lëndime”, ka thënë Gjini.

Gjithashtu, ai ka thënë së kjo dukuri në rritje duhet te rishqyrtohet nga këndvështrimet të ndryshme, ku kjo është më se alarmante për sigurinë e jetesës së qytetarëve.

“Janë arsyet, të shumta se pse duhet të reformohet ligji për rrezikimin e trafikut publik, dhe këtij ligji të i jepen elemente më represive, pra më ndëshkuese për vozitësit e pandërgjegjshëm e në veçanti ndaj atyre që shkaktojnë aksidente me fatalitete. Kjo sepse, me ligjin qe kemi në fuqi maksimumi i dënimit me burgim është dy vjetësh dhe se patenta e shoferit pezullohet për periudhë kohore relativisht e shkurtër.“, ka thënë Gjini për “Bota sot”.

Image
Hajrullah Tërnava

Më shumë shenja sinjalizuese

Kurse, eksperti Hajrullah Tërnava ka thënë se aksidentet e kësaj periudhe verore të këtyre kohërave ndodhin për disa arsye si stërngarkimi i rrugëve në këtë kohë periodike, kur Kosova vizitohet edhe nga shume vizitues nga diaspora, të cilët vijnë për t` i kaluar pushimet pran të afërmve të vet dhe në vendlindjet e tyre.

“Gjendjen e rrugëve tani e kemi të qartë, sepse kryesisht ende janë ato rrugë regjionale që kanë qenë edhe në të kaluarën. Edhe rrugët e reja dytrakshe që janë ndërtuare të reja, dhe disa janë në ndërtime e sipër e të pambaruara, i kontribuojnë aksidenteve sepse vete mënyra e vozitjeve që kryesisht të rinjtë i vozitin më shpejt në rrugët dytrakshe, dhe kur dalin në rrugën regjionale shpesh ndodhin aksidentet sepse pa vetëdijshëm ata e drejtojnë automobilin më të njëjtën shpejtësi etj. Por nuk i drejtojnë vetëm të rinjtë e diasporës në këtë mënyrë,  por thuaja se ëe gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, ka thënë Tërnava.

Gjithashtu, ai ka thënë se në rrugët e Kosovës duhet të ketë më shumë shenja të komunikacionit, e sidomos në mbrëmje në disa pjesë ku zhvillohet komunikacion i pandërprerë dhe më i shpeshtë, si në rastin e rreth rrotullimit në Prishtinë.

Gjithashtu, Tërnava e cilëson ligjin e ri me gjoba të larta si të dështuar, pasi që jo të gjithë dënohen.

“Ligji i ri me ato gjoba të larta, e që rrallë përdorën, edhe nëse i shqiptohet dikujt ndodhe që më së shumti iu shqiptohen atyre që nuk jenë të njohshëm, kurse ata te "fortit" kalojnë pa u ndëshkuar-dënuar, prandaj mundemi  të konstatojmë se ligji i ri me ato gjoba të larta ka dështuar”, ka thënë Tërnava. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat