Zëvendëskryeministrja serbe: T’i harrojmë mitet dhe legjendat për Kosovën

Aktuale

Zëvendëskryeministrja serbe: T’i harrojmë mitet dhe legjendat për Kosovën

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 12:08
Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se çështjen e Kosovës duhet shikuar realisht pa mite, legjenda dhe rrahagjoks patriotik.

“Duhet të shohim se ku jemi, çfarë fqinjësie kemi, sa jemi të fortë, cilat janë dobësitë dhe kërcënimet tona dhe në bazë të një pasqyre reale të shohim zgjidhjet e mundshme”, tha Mihajloviq.

Ajo ka vlerësuar se dialogu për Kosovën do të duhej të tregojë nëse gjenerata e tashme e politikanëve është e aftë të gjejë zgjidhjen e këtij problemi.

“Ose do të fillojmë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ose do të veprojmë sikurse ata para nesh, dhe këtë problem t’ua lëmë si gur në qafë fëmijëve tanë”, tha Mihajloviq.

Ajo tha se propozimi i presidentit Vuçiq për dialog për Kosovën ka treguar se opozita nuk ka kurrfarë propozimesh për çështjen e Kosovë, kurse këtë po e sheh jo vetëm Serbia, por edhe Evropa dhe gjithë bota. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat