Trajkoviq i vërsulet Daçiqit për Kosovën

Aktuale

Trajkoviq i vërsulet Daçiqit për Kosovën

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 11:15
Rada Trajkoviq

Projekti për ndarje të Kosovës është zgjidhje jokreative dhe tregues se në Qeverinë e Serbisë ka pleq me zgjidhje të vjetruara, thotë Rada Trajkoviq.

Duke folur për mediat serbe, drejtoresha e organizatës Lëvizja europiane serbe, ka thënë se është e qartë se nuk ka pasur ndryshime, se kanë rënë maskat dhe se nuk është e vërtetë që qeveria të jetë proeuropiane.

“Kjo zgjidhje, që e ka paraqitur nënkryetari i Qeverisë dhe shefi i diplomacisë (Ivica Daçiq), shpie drejt destabilizimit, jo vetëm të serbëve e Serbisë, por në gjithë rajonin”, thotë Trajkoviq.

Ajo ka thënë se nëse del që propozimi të jetë qëndrim zyrtar shtetëror, do të jetë problem i madh.

“Personalisht më shumë bazohem në atë që e ka thënë kryetari i shtetit. Megjithatë, kam menduar se ai nga Amerika ka ardhur me zgjidhje të reja dhe se atje ka lobuar për ndonjë zgjidhje të re. Kam pritur që kryetari administratës së re në Washington t’i paraqesë fakte të reja se sa është i paqëndrueshëm procesi i pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, po shohim se për këtë ai nuk po deklarohet zyrtarisht”, ka thënë Trajkovqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat