Ministri i jashtëm serb kërkon ndarjen e Kosovës

Aktuale

Ministri i jashtëm serb kërkon ndarjen e Kosovës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 korrik 2017 Në ora: 16:00
Ivica Dacic

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në lëvizje. Qeveria e Beogradit e kultivon së fundmi temën në mënyrë shumë atraktive dhe pret sukses përtej sulmeve kontraverse, shkruan media zvicerane "NZZ". Kështu ministri i jashtëm serb Ivica Dacic në artikullin e bulevardeskes serbe «Blic» ka kërkuar ndarjen e Kosovës. Edhe pse ai nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite, ai shkruan qartë për qëllimin e ndarjes së veriut të Kosovës. Në këtë formë, me bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, do zgjidhej konflikti prej shumë dekadash mes shqiptarëve dhe serbëve, mendon Dacic.

Gjithsesi kjo nuk është në programin e qeverisë serbe, por është hedhur vetëm si ide.  Ideja e shkëmbimit të territoreve është mbështetur edhe nga shumë shqiptarë, ku në këmbim të veriut do merrej Serbia jugore e banuar kryesisht me shqiptarë. Në një intervistë për “Blick” të presidentit serb, Aleksander Vucic, të përkthyer ekskluzivisht në “Bota sot”, ai theksoi se në marrëveshjen shekullore mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të dyja palët të jenë të gatshme për të humbur diçka, për të mirën e gjeneratave të ardhshme./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat