Ministria e Drejtësisë deklarohet në lidhje me procedurën e Arbitrazhit rreth çështjes së Grandit

Aktuale

Ministria e Drejtësisë deklarohet në lidhje me procedurën e Arbitrazhit rreth çështjes së Grandit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 14:13
Hotel Grandi

Ministria e Drejtësisë ka dërguar një sqarim për media në lidhje me procesin e arbitrazhit rreth çështjes së Mabco Constructions.

Ministria e Drejtësisë konfirmon se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve e ka regjistruar kërkesën e Mabco Constructions SA për të filluar procedurën e arbitrazhit kundër Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës në këtë proces do të përfaqësohet nga Avokatura Shtetërore në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.  Duke marrë parasysh që procedura e arbitrazhit është konfidenciale, dhe me qëllim që të mos paragjykohet asnjë veprim procedural, Avokatura Shtetërore do të respektojë konfidencialitetin e procedurës së arbitrazhit dhe shpreson se edhe pala tjetër do të veprojë njëjtë”, thuhet në deklaratë të MD-së.

Pritet që pas regjistrimit të rastit të fillojë procesi i konstituimit të tribunalit të arbitrazhit i cili pastaj do të drejtojë procedurën.

“Avokatura Shtetërore do të njoftojë publikun për ecurinë e procedurës së arbitrazhit me kohë dhe brenda asaj që e lejon konfidencialiteti i procedurës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat