Ramush Haradinaj ndryshon përgjigjen për ‘numrat’

Aktuale

Ramush Haradinaj ndryshon përgjigjen për ‘numrat’

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:52
Ramush Haradinaj

Kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur ndryshe në krahasim me herëve tjera pyetjes nëse i ka numrat e mjaftueshëm të deputetëve për ta votuar atë në krye të qeverisë së ardhshme të vendit.

Kur u regjistrua si deputet, atij i ra të ulet pranë një deputeti të subjektit rival politik, Fisnik Ismailit të Vetëvendosjes.

Pasi kreu procedurën e regjistrimit, Haradinaj foli shkurt para gazetarëve por kur u pyet nëse “i ka numrat”, ai iu shmang një përgjigjeje të drejtpërdrejtë.

“Nuk po ju kuptoj për çfarë numra e keni fjalën. Kuvendi i ka 120 deputetë dhe secili ka të drejtë të votojë”, tha Haradinaj.

Ai uroi deputetët e rinj të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

“(Ka qenë) rrugë e gjatë për të zgjedhurit deri tek kjo ditë. Po u uroj atyre që janë zgjedhur për herë të parë. Do të vazhdojmë me punë. Me rendësi që e kemi caktu ditën e seancës. Atë ditë qysh është tradita, do të procedohet dhe do të jetë mbledhja e kryetarit e kryesisë”, tha Haradinaj./kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat