Thaçi: Komunitetet mbeten vlerë e jashtëzakonshme për Kosovën

Aktuale

Thaçi: Komunitetet mbeten vlerë e jashtëzakonshme për Kosovën

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 10:46
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me këshillin konsultativ për Komunitete

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në takimin e Këshillin Konsultativ për Komunitete, tha se si president i vendit një pjesë të madhe të angazhimit ia dedikon promovimit dhe avancimit të dialogut të brendshëm në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Sipas tij  Këshilli Konsultativ për Komunitete, është një prej mundësive më të mira, për të promovuar këtë dialog. Ndërsa u  premtoi mbështetje, për zgjidhjen e problemeve me të cilat ata përballen

Thaçi: Do ta keni mbështetjen time

“Iu siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e zyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, në angazhimin tuaj. Jemi mirënjohës dhe për bashkëpunimin tuaj me kabinetin. Jam i njoftuar për shqetësimet që keni përcjell tek ne, siç ishte ai për librat shkollor për nxënësit në gjuhen serbe. Iu siguroj që si president do të angazhohem që ta adresoj çdo nevojë dhe shqetësim që keni. Prandaj iu inkurajoj që të vazhdoni të kontribuoni në bashkëpunimin në mes nesh. Si president i vendit, takoj liderët politik të të gjitha komuniteteve në Kosovë.  Bisedojmë për zgjidhjet dhe proceset që do të ndihmojnë integrimin e mëtutjeshëm të të gjitha komuniteteve dhe përmirësimin e jetës për të gjithë në Kosovë. Ne mund të kuptojmë shqetësimet dhe të ndajmë mendimet me ju, por nuk mund të gjinden zgjidhje jashtë komuniteteve. Zgjidhjet për problemet e komuniteteve , duhe t të vijnë nga vet komunitetet. Ndërsa ne duhet ti përkrahim këto zgjidhje”, tha presidenti.

Thaqi inkurajoi anëtarët e Këshillit   që ta shtojnë aktivitetin në kërkim të zgjidhjeve konkrete,  për problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet në Kosovë.  

 Presidenti tha  Kosova është e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ai tha se po ndërmerren politika afirmative, për të promovuar te drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe për të garantuar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Thaçi: Komunitetet mbetën vlerë e jashtëzakonshme për Kosovën

“Kosova është e te gjithë qytetarëve pa marre parasysh përkatësinë etnike, fetare apo orientimin e tyre seksual.  Për me tepër jemi shtet që ndërmerr politika afirmative, për të promovuar te drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe për të garantuar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Për këtë angazhohem unë personalisht dhe institucioni që drejtoj. Dëshiroj një Kosovë, në të cilën të gjithë do të ndihen të barabartë, në të cilën të gjithë pa marrë parasysh përkatësin e tyre do të jetojnë me dinjitet dhe prosperitet. Vetëm një Kosovë e re,  multientnike mund te jete garancë per të ardhmen evropiane të saj. Prandaj iu ftoj për një debat të sinqertë, konstruktiv, me ide dhe projekte për të ardhmen e komuniteteve tuaja dhe për Kosovën. Komunitetet kanë qenë, janë dhe do të mbeten vlerë e jashtëzakonshme për Kosovën”, tha ai.

 Ndërkaq kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete  Gazmend Salijeviq, pati kritika sa i përket institucioneve qeveritare, nga të cilat tha se nuk e kanë pasur përkrahjen e duhur. Ndërsa pati një porosi dhe për Qeverinë e ardhshme,  duke pohuar se vetëm me dialog mund t’i zgjidhin problemet dhe jo t’i vendosin ato nën tepih.

Salijeviq: S’kemi pasur përkrahje adekuate nga ministri të veçanta

“Ne tentojmë të shpiejmë mesazhin tek institucionet, për problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet. Ne në punën tonë tentojmë të  japim rekomandime dhe te gjejmë zgjidhje adekuate për komunitetet. Ne nuk kemi pasur bashkëpunim të mirë, me pjesëtarët e disa ministrive të Qeverise... Ne s’kemi pasur përkrahje adekuate nga ministri te veçanta. Kosova gjendet në kthesë për te ardhur tek Evropa. Ne nuk mund te qëndrojmë kështu, sepse duhet zgjidhje për problemet tona. Ne kemi perkrahjn e Kabinetit të presidentit,  por mungon përkrahja nga disa institucione.... Nga nesër duhet  të punojmë për një jetë më te mirë...Dëshiroj t’i them Qeverise se ardhshme se vetëm me dialog mund t’i zgjidhim problemet dhe jo ti vendosim ato nen tepih. Askush s’mundet me gome t'i fshij problemet e boshnjakeve, ashkalive dhe serbeve. Ne si këshill funksionojmë më buxhet te vogël, në krahasim me disa agjenci që kane bux het enorm. Kemi përkrahje te sinqertë nga presidenti dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha Salijeviq duke shpresuar se për ta do të vijnë ditë më të mira.

Thaçi: Vetëm një Kosovë multietnike është garancë për të ardhmen evropiane

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbledhur sot këshillin konsultativ për Komunitete me të cilët ka diskutuar për shqetësimet e përfaqësuesve të komuniteteve në Kosovë.

Thaçi tha se si president i vendit do të adresojë çdo shqetësim që kanë komunitetet në Kosovë.

Sipas Thaçit Kosova është e të gjithë qytetarëve pa marre parasysh përkatësinë etnike.     

“Jemi shtet për të promovuar të drejtat e komuniteteve jo shumicë. Dëshiroj një Kosovë ku të gjithë ndihen të barabartë dhe jetojnë me dinjitet. Vetëm një Kosovë multietnike mund të jetë  garancë për të ardhmen evropiane të saj”, tha presidenti Thaçi.

Kryesuesi i Këshillit për Komunitete Gazmend Salijeviq  tha se ky Këshill është prej  mekanizmave kyç që iu mundëson komuniteteve të gjejnë zgjidhje të problemeve me të cilat komunitetet ballafaqohen.

Salijeviq tha se nuk kanë pasur përkrahje nga disa ministri të veçanta ndërsa tha se me Kushtetutë me forca të përbashkëta të ndërtohet Kosova.

“Dëshiroj t’i them Qeverisë së ardhshme se vetëm me dialog mund t’i zgjidhim problemet dhe jo t’i vendosim ato nën tepih. Askush s’mundet me gomë t'i fshij problemet e boshnjakëve, ashkalive dhe serbëve, atë duhet ta bëjmë ne. Ne si Këshill funksionojmë më buxhet të vogël në krahasim me disa agjenci që kane buxhet enorm ndërsa kemi përkrahje të sinqertë nga presidenti dhe komuniteti ndërkombëtar”, tha Salijeviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat