Gashi: Selimit i janë hequr dy vjet burg

Aktuale

Gashi: Selimit i janë hequr dy vjet burg

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 15:39
Avokati i Selimit, Tomë Gashi

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sylejman Selimi.

 Avokati i Selimit, Tomë Gashi në një deklaratë tha se klienti i tij është shpallur i pafajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.

Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme prej 10 në 8 vjet.

Gashi: Selimit i është zbrit dënimi në 8 vite

“Ne sot kemi marrë një aktgjykim nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila ka vendosur lidhur me seancën e cila është mbajt më 20 qershor të këtij viti. Dhe e ka aprovuar pjesërisht ankesën e z  Sylejman Selimi, respektivisht me avokatëve të tij. Kështu që e ka liruar atë nga përgjegjësia komanduese nga vepra penale për të cilën ai është gjetur  fajtor nga Gjykata e Apelit më herët gjatë vitit 2016-të edhe pse paraprakisht ka qenë i liruar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë , në gjykimin e shkallës së parë. Gjykata Supreme duke e aprovuar pjesërisht  ankesën e mbrojtësve e ka liruar si të pafajshëm krejtësisht Selimin nga vepra penale e përgjegjësisë komanduese,  për të cilën ai ka qenë i akuzuar së bashku me Sami Lashtakun dhe Jahir Demakun dhe e ka modifikuar aktgjykimin e mëhershëm . Kështu që i është ulur d ënimi i mëparshëm . Është shndërruar dënimi i cili më herët me dënim burgim prej 10 viteve tani është me dënim të përgjithshëm me burgim prej tetë viteve “, tha Gashi.

Gashi tha se Sylejman Selimi me dhjetëra herë e ka dëshmuar dhe paraqitur pafajësinë e tij.

Sipas tij Selimi është dënuar padrejtësisht dhe pa prova.

Gashi: Ndaj Selimit  janë bërë padrejtësi

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në interesin  e tij që përfundimisht në të ardhmen Selimi të shpallet krejtësisht i pafajshëm nga akuzat për të cilat ai është shpallur fajtor pa kurrfarë kredibiliteti dhe provat të cilat faktikisht janë shqyrtuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë , nuk kanë pasur fare vlerë apo kanë pasur vlerën zero.  Unë nuk e di për cilat arsye Sylejman Selimi është gjetur fajtor më herët . E di që nuk ka pasur asnjë prova kredibile për ta shpallur fajtor atë . Në të kundërtën ne me dhjetëra herë e kemi vërtetuar pafajësinë e tij , por duket që kanë qenë shkaqet të natyrës tjetër . Mund të jenë arsye politike apo çfarëdo lloj tjera arsye për të cilat është dënuar më herët Selimi”, tha Gashi.

Ai ka përjashtuar mundësin e ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale për këtë rast dhe për rastin e ashtuquajtur “Drenica”.

Gashi: Ky rast nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën Speciale

“Unë besoj se nuk mund të gjejmë asnjë lloj lidhshmërie me fillimin e punës së Gjykatës Speciale dhe me rastin e Selimit apo të tjerëve të grupit të ashtuquajtur të Drenicës, këto janë vendime krejtësisht të padrejta sa i përket Selimit dhe të tjerëve. Mirëpo kjo nuk ka kurrfarë lidhshmërie me punë e  ardhme të Gjykatës Speciale”, tha Gashi.

Sylejman Selimi, fillimisht  ka qenë i dënuar prej 14 viteve nga Gjykata Themelore në Mitrovicë . Pas ankesave të avokatëve , Gjykata e Apelit e ka shqiptuar në një dënim prej 10 viteve dhe sot është marrë edhe një aktvendim me të cilin edhe ky dënim është zbritur , duke u aprovuar ankesa pjesërisht e mbrojtësve të Selimit dhe është një vendim përfundimtar që ai është i dënuar prej 8 vitesh. Avokati Gashi, ka thënë se shumë shpejt do të paraqesim kërkesë për lirimin e tij me kusht . Ngase janë përafruar kushtet që kjo kërkesë të aprovohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat