Mustafa përkujton Shaban Manajn, kërkon ndriçimin e vrasjes së tij

Aktuale

Mustafa përkujton Shaban Manajn, kërkon ndriçimin e vrasjes së tij

Nga: B.S Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:07
Shaban Manajn

Kryeministri Isa Mustafa, ka kujtuar veprimtarin e shquar të LDK-së,  Shaban Manaj në 17 vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog.

Kryeministri ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që sa më parë të ndriçojnë vrasjen e tij si dhe shumë personaliteteve tjera të shquara pasluftës.

Postimi i plotë:

Sot, u bën 17 vjet nga një prej vrasjeve më mizore, me motive politike, në Kosovën e pasluftës. 
Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog.
Institucionet e drejtësisë duhet që sa më parë të ndriçojnë përfundimisht kryerësit dhe nxitësit e vrasjes së Shaban Manajt dhe shumë personaliteteve tjera të shquara, pasluftës.
Nder e lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat