‘Rusia po shndërrohet në problem kyç për Kosovën’

Aktuale

‘Rusia po shndërrohet në problem kyç për Kosovën’

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 20:27
Kuvendi i Kosovës

Se ndikimi i Rusisë në Ballkan është i lartë vërtetohet në shumë mënyra: gazin natyror që e shfrytëzon gjithë Evropa, energjetika që e shfrytëzon Ukraina ndikimi në veriun e Mitrovicës e shumë të tjera.

Burim Ramadani nga Qendra kërkimore për politika të sigurisë ka thënë për Tribuna Channel se lufta propagandistike që e bënë Rusia ndaj Kosovës është duke e shtrembëruar të vërtetën për Kosovën dhe duke u munduar t’a paraqet Kosovën si një enklavë kriminale.

“Një prej mënyrave se si Federata Ruse duket qartë se ndikon në Kosovë dhe jashtë Kosovës në raport me Kosoën është ajo që quhet lufta informative propagandistike duke synu që të shtrembëroj të vërtetën në mënyrë të plotë në raport me Kosovën”, tha Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat