Komandant i NATO-s gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton sot Kosovën

Aktuale

Komandant i NATO-s gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton sot Kosovën

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 07:11
Curtis M. Scaparrotti

Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i  Forcave Aleate të NATO-s,  gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton sot Kosovën.

Me këtë rast Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim komandantin suprem te NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili shoqërohet nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Giovanni Fungo

Gjatë vizitës zyrtare të gjeneral Scaparrotti zhvillon edhe një vizitë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të pritet nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. 

Orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj Himnin e NATO-s si dhe Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat