Kelmendi i reagon Trendafilovës ia përmend krimet e luftës nga serbët në Kosovë

Aktuale

Kelmendi i reagon Trendafilovës ia përmend krimet e luftës nga serbët në Kosovë

Nga: A.M. Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:49
Muhamet Kelmendi

Pas deklaratave të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova ka reaguar njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi i cili ka thënë se Gjykata Speciale në Den Hag është gjykatë etnike dhe i ka përmendur disa nga ndodhitë e luftës që ajo duhet t`i dijë.

Po ashtu, ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se i takon Kuvendit të Kosovës të konstituohet dhe të anulon vendimin dhe Ligjin e vitit 2015 mbi themelimin dhe funksionimin e Gjykatës Speciale ndaj UÇK-së.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Gjykates Speciale ne Hag

Z. Katarina Trandafilova!

Gjykata Speciale ne Den Hag eshte e karakterit etnik dhe gjykon vetem shqiptaret mbi gjoja akuzen kriminale te ish ushtareve te UCK-se ndaj serbeve etj.

Z. Trandafilova duhet te dine:

1. Mbi 13800 shqiptare u masakruan nga gjenocidet serbomedhenje dhe, ate veten ne vitin 1998/99, pa futur mijera te tjera para vitit 1998;

2. Mbi 20 mije femera shqiptare u dhunuan nga forcat kriminale serbe;

3. Mbi 150 mije objekte u djegen dhe u shkaterruan gjate okupimit gjenocidial serb ne vitin 1999 dhe

4. 1 milione shqiptare u debuan me dhune e me terror nga Kosova, duke vrare, masakruar e djegur shqipetare.

Z. Trandafilova!

A nuk jane keto fakte te bollshme per gjenocidin serb!

Sa veta u denuan nga Serbia per kete dhune gjenocidiale.

Pse nuk krijohet nje Gjykate Speciale per krimin, terrorin dhe gjenocidin serbomadh ne Kosove!

Keto jane fakte.

I takon Kuvendit te Kosoves te konstituohet dhe te anulon vendimin dhe Ligjin e vitit 2015 mbi themelimin dhe funksionimin e Gjykates Speciale ndaj UCK-se.

Kjo eshte detyre mbi detyrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat