Behgjet Pacolli për takimin e Rrahim Pacollit me Thaçin, Veselin e Lushtakun: S’e di!

Aktuale

Behgjet Pacolli për takimin e Rrahim Pacollit me Thaçin, Veselin e Lushtakun: S’e di!

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:00
Rrahim Pacolli dhe Hashim Thaçi

(E plotuar) - Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë sot se nuk është në dijeni të asnjë takimi të iniciuar nga AKR-ja, kur është pyetur rreth takimit të shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

“Nuk jam i njoftuar për çfarëdo takimi të iniciuar nga AKR-ja. Unë gjendem jashtë Kosovës dhe nuk mund të flas vetëm nga ajo çfarë shoh pak në media”, ka thënë Pacolli për mediat vendore.

Ndryshe mediat kanë raportuar se në njërin prej lokaleve të Prishtinës është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Rrahim Pacollit të AKR-së.

Ky i fundit e kishte konfirmuar takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli.

Takohen “për një kafe” Thaçi-Veseli, Rrahim Pacolli e Lushtaku

Para pak çastesh, në njërin prej lokaleve të Prishtinës është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Rrahim Pacollit të AKR-së.

Ky i fundit ka konfirmuar  takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli.

Ndërsa zyrtari i partisë së Behgjet Pacollit nuk ka treguar nëse në këtë takim është folur edhe rreth zhvillimeve të fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat