Koci tregon kur do të bëhen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale

Aktuale

Koci tregon kur do të bëhen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale

Nga: Bota sot Më: 17 korrik 2017 Në ora: 12:11
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se  duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad,  aktakuzat e para të Gjykatës Speciale nuk do bëhen para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.

“Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Koci, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i tij:

Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga d?shmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës.

Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta.

Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat