Avokati Gashi pyet se pse po heshtin Presidenti e Kryeministri për takimet e Speciales në Beograd

Aktuale

Avokati Gashi pyet se pse po heshtin Presidenti e Kryeministri për takimet e Speciales në Beograd

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:18
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë për mosreagimin tyre ndaj takimeve që përfaqësueses nga Specialja po i zhvillojnë me presidentin Vucic në Serbie.

Ai thotë se kjo Gjykatë më shumë është e Serbisë sesa e Kosovës, pasi shteti serb po e furnizon me prova kundër shqiptarëve.

“Po ku jeni ju o deputet të Kosovës që e votuat një gjykatë kundër vetvetes në vend te huaj/Hague -Holandë/ e që Serbia po e ”komandon” duke e furnizuar me prova kundër jush, çka do të thoni nëse ju akuzojnë në këtë gjykatë speciale”, shkruan Gashi në Facebook.

Sipas Gashit, është në interes jetik për Serbinë sepse përmes kësaj gjykate Serbia do të tentojë ta shndërroj vetveten dhe serbët si viktimë, e shqiptarët si viktimizues.

Tutje, Gashi ka shtruar pyetje se ku është presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa dhe mbi 80 deputetë që votuan kundër vetvetes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat