Koci: Vuçiq takohet me përfaqësues të Speciales, liderët tanë s’e kanë as informatën më të vogël për të

Aktuale

Koci: Vuçiq takohet me përfaqësues të Speciales, liderët tanë s’e kanë as informatën më të vogël për të

Nga: Bota sot Më: 15 korrik 2017 Në ora: 11:35
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq takohet me përfaqësues të Gjykatës Speciale, ndërsa që përfaqësues të organeve relevante në Kosovë nuk kanë asnjë informacion, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk bën të qëndrohet duarkryq kur pala serbe po bënë gjithçka që është e mundur për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Serbja dhe Gjykata Speciale

Derisa presidenti serb, Aleksandar Vu?i?, takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, dhe zotohet se do t'ju japë ndihme gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e organeve relevante të shtetit tonë, nuk e kanë as informacionin më të vogël se çka po ndodh, edhe pse formalisht, Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Interesi i jonë është që të hetohet çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqitur në raportin e Dick Martyt.

Por, assesi nuk mund të qëndrojmë duarkryq, kur po e shohim se ata me të cilët luftuam, me këtë rast po mendoj n? mbetjet e regjimit millosheviqian, e jo në popullim serb, po punojnë aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës.
Të njëjtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK-së ta njollosin sa më shumë.

Prandaj, duhet ti parandalojmë subverzionet informative të organeve të sigurisë të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat