Hoxhaj: Kuvendi voton javën e ardhshme për kryeministër

Aktuale

Hoxhaj: Kuvendi voton javën e ardhshme për kryeministër

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:43
Enver Hoxhaj

Kryediplomati nga Kosova, Enver Hoxhaj ka thënë se Ramush Haradinaj do të jetë kreu i qeverisë së re në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, në një intervistë me mediumin gjerman Deutsche Welle, ka thënë se shpreson që qeveria e re të formohet së shpejti.

“Kosova është një shtet sovran, dhe kush do ta formojë qeverinë e re do ta vendos Parlamenti i Kosovës. Unë besoj se së shpejti do ta kemi një qeveri të re në Prishtinë, dhe Ramush Haradinaj do të jetë kreu i kësaj qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Deutsche Welle.

Hoxhaj ka thënë se pret që edhe qeveria e ardhshme e Kosovës do ta vazhdojë dialogun me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat