Këto janë postet që i duan serbët në Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Këto janë postet që i duan serbët në Qeverinë e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:59
Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiç

Që nga certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovës, kanë filluar edhe llogaritjet për formimin e qeverisë.

Koaliconi PAN i cili ka fituar më shumë vota dhe që ka të drejtën kushtetuese që ta formojë qeverinë ka filluar të bëjë ftesa për diskutime, kurse partitë politike shqiptare nuk i janë përgjigjur pozitivisht. Përkundër, kësaj ka pasur zëra që përfaqësues nga koalicioni PAN dhe ish- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë filluar diskutimet me përfaqësues të Listës serbe.

Mirëpo, këto i ka mohuar kryetari i Listës serbe, Slavko Simiç, i cili ka thënë se askush nuk i ka kontakuar.

Siç shkruan media serbe, Simiç ka thënë se ata nuk kanë diskutuar me Kadri Veselin apo me Ramush Haradinajn.

Sipas Simiçit ata do të flasin me të gjithë dhe do të përpiqen për të siguruar pozitën më të mirë. Ndërsa, pozitat që ata do t’i dëshironin janë zëvendës kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i komunitetit.

 “Përveç postin e zëvendës kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Komitetit për interesat e komunitetit dhe anëtarësimin e komiteteve të tjera, përfaqësuesit e serbëve të presin dhe disa mesazhe ministrore në qeverinë e ardhshme të Kosovës” ka thënë Simiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat