Rreth 82 përqind e grave në Kosovë të papuna

Aktuale

Rreth 82 përqind e grave në Kosovë të papuna

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:47
Grate duke punuar

(E plotësuar)- Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, tha se shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon, ku 82 përqind e grave të afta për punë nuk janë të punësuara.

Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së panairit tregtar dy ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër.

Braathu me këtë rast kërkoi që gratë të jenë pjesë e ekonomisë duke shtuar se fuqizimi i grave ndërmarrëse është fuqizim i ekonomisë së vendit.

Brathuu: Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon

“Shkalla e papunësisë ka qenë çështje problematike kaherë, mirëpo është një lajm i mirë që shkalla e papunësisë është në rënie. Megjithatë, shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është ndër më të larta në rajon. Për gratë, shkalla e papunësisë në Kosovë është shokuese. Rreth 82 përqind e grave në moshë të punës janë të papunësuara dhe kjo gjë është tejet problematike dhe e vështirë.  Nëse duam të fuqizojmë ekonominë, atëherë nuk ka kurrfarë kuptimi të pengojmë qasjen e grave në ekonomi, dhe kjo nuk ka të bëjë me ndonjë korrektësi politike. Thjesht, është e logjikshme dhe e duhur që gratë të realizojnë potencialin e tyre të plotë”,  tha shefi i misionit të OSBE-së.

Më tej, ai shtoi se dialogu, pajtimi dhe komunikimi është gurthemeli i një shoqërie të shëndoshë në Kosovë.

Ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, tha se kanë prioritet nxitjen e ekonomisë me theks të nënvizuar siç tha ai,  mbështetjen e grave në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ambasadori Pflander vlerësoi lart mbështetjen e OSBE për Kosovën e në këtë rast  mbështetjen për gratë ndërmarrëse, ndërsa u shpreh se edhe vet Austria ka realizuar aktivitete të shumta për të përkrahur ato.

Madje, ai theksoi se zhvillimi ekonomik i një vendi varet shumë edhe nga gratë, përderisa u shpreh se nuk ka punë që gratë nuk mund ta bëjnë po aq mirë sa cilido.

Pflander: Austria ka shumë aktivitete përmes së cilave mbështet gratë në Kosovë

 “Edhe vet Austria si mbështetëse e Kosovës ka shumë aktivitete në mbështetjen e grave ndërmarrëse në gjithë Kosovë dhe kjo është një dëshmi tjetër e qëndrimit tonë që gratë ndërmarrëse duhet të jenë gjysma e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Unë dua ta konfirmoj, dua të nënvizoj se nuk ekziston një profesion në botë që gratë nuk mund ta ushtrojnë po aq mirë sa secili burrë e ndoshta edhe më mire se cilido”, tha Pflander ndërsa shtoi se Austria për herë të tretë me radhë do të jetë nikoqire në akademinë e dialogut që do të mbahet në vjeshtë.  

Ndërkaq, ishin rreth 30 gra ndërmarrëse nga komuniteti shqiptar dhe ai serb i Kosovës që paraqitën produktet e tyre në këtë panair.

Bletarja Valbona Ismaili – Salihu nga Skenderaj, kishte ardhur në panair për të promovuar dhe shitur mjaltin që e japin bletët e tyre, për shtatë vjet me radhë.

Ajo u shpreh se pjesëmarrja në panaire është e mirë për të promovuar produktet e veta, por siç tha ajo, kur kërkesa për prodhimet e ofruara është e madhe, fokusi zhvendoset më shumë në punë se sa në promovim.

Ismaili-Salihu: Ka kërkesë për produktet e bletës

“Jemi të kënaqur me panairin pavarësisht se prodhimet e bletës shiten edhe prej shtëpisë. Unë për vete prandaj jam më e fokusuar në punë, se sa të dal në panair, sepse kam kërkesë për produktin e bletës” tha ajo duke shtuar se do të dëshironte të merrte pjesë edhe në panaire ndërkombëtare për të shkëmbyer përvoja.

Ndërsa kishte edhe nga ato gra ndërmarrëse që promovimin e punës së tyre nuk mund ta bëjnë pa panairet, e posaçërisht në rastet kur ato nuk kanë hapësirë tjetër ku mund të shesin produktet e tyre.

Është Fahrije Kelmendi nga fshati Lipë, një nga ndërmarrëset që punon në kushte të shtëpisë së saj ndërsa produktet i shet vetëm me porosi.

 Sipas saj,  pjesëmarrja në panairet jashtë qytetit të Mitrovicës nuk është dhe aq e lehtë pasi që siç tha ajo, në këtë rast mbetet problematike çështja e transportit.  Ndërkaq, tha se e mira e këtij panairi është se organizatorët u kanë mbuluar shpenzimet e rrugës.

Fahrija në panairin e sotëm kishte sjellë produkte vendore nga më të ndryshmet  e të përgatitura nga vet ajo.

Kelmendi: Ky panair na i ka mbuluar edhe shpenzimet e rrugës

“Këtu kam sjellë pite, xhem, çaj bliri, kajsi dhe komplote e ajvar... Ky panair është shumë i mirë. Pak vështirë e kemi të marrim pjesë, pasi që duhet udhëtimi e shumë probleme t’i zgjidhim para se me ardhë këtu. Por ky panair është shumë i mirë sepse na kanë mbuluar edhe shpenzimet e rrugës, pra ne kemi pasur t’i vendosim produktet tona”, u shpreh ajo përderisa shtoi se edhe ambasadori Brathuu bleu një reçel nga tenda e saj.

Pjesë e këtij panairi janë edhe organizata ndërkombëtare dhe  kompani të punësimit nga sektori privat. Ky panair do të qëndrojë i hapur për dy ditë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Papunësia e grave në Kosovë, më e larta në rajon

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, tha se shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon, ku 82 për qind e grave të afta për punë janë të papunësuara.

Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së panairit tregtar dy-ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër.

Braathu me këtë rast kërkoi që gratë të jenë pjesë e ekonomisë.

“Nëse duam të fuqizojmë ekonominë, atëherë nuk ka kurrfarë kuptimi të pengojmë qasjen e grave në ekonomi. Thjesht, nevojitet që gratë të jenë pjesë e ekonomisë.  Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është më e larta në rajon. 82 për qind e grave që janë të afta për punë janë të papunësuara,” tha ai.

Ambasadori Braathu u shpreh se dialogu, pajtimi dhe komunikimi është gurthemeli i një shoqërie të shëndoshë në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, tha se kanë prioritet nxitjen e ekonomisë ku me theks të nënvizuar kanë mbështetjen e grave në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat