E konfirmon Gjykata Speciale: Puna do të fillojë që nga dita e nesërme

Aktuale

E konfirmon Gjykata Speciale: Puna do të fillojë që nga dita e nesërme

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 19:32
Selia e Gjykates Speciale

Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës në Kosovë, që nga dita e nesërme pritet të nis punën e saj, pas miratimit të rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila u bë javën e kaluar.

Gjykata Speciale në një përgjigje për media ka thënë se tani janë duke pritur që të arrijnë aktakuzat e para nga prokuroria speciale. 

“Me hyrjen në fuqi të Rregullores javën e kaluar, nga dita e neserme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate. 

Miratimi i rregullores së Procedurës dhe të Provave është edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bëhet plotësisht funksionale dhe të nisë punën e saj.

Gjykata Speciale e cila u formua me votat e deputetëve të Kuvendi të Kosovës, do të gjykoj vetëm krimet e pretenduara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat