Përfundon rinumërimi i 117 kutive me vota, ja kur do te behet certifikimi i rezultateve

Aktuale

Përfundon rinumërimi i 117 kutive me vota, ja kur do te behet certifikimi i rezultateve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 korrik 2017 Në ora: 14:09
Valmir Elezi

(E plotësuar) - Në orën 14:00 është mbyllur rinumërimi i 117 kutive të cilat dje PZAP dhe KQZ kishte vendosur që të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se  KQZ-ja do të presë vendimin e  Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare të zgjedhjeve.

 Ndryshe dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe KQZ kanë vendosur që 117 kuti të shkojnë sërish në rinumërim, ndërsa ka trajtuar ankesat e kandidatëve për deputetë që ishin dërguar në PZAP.

 Ankesat e refuzuara kandidatët për deputetë kanë afat 72 orë(që nga sot) që t’i dërgojnë në Gjykatë Supreme e cila pritet që të marr vendim lidhur me to.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 11 qershor, ndërsa KQZ ka dalë me rezultate përfundimtare tek javën e kaluar.

Flasin nga KQZ, ja kur do te behet certifikimi i rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me ndonjë ankesë të mundshme nga kandidatët për deputet apo subjektet politike garuese në zgjedhjet e fundit.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së në ka thënë se rinumërimi i votave për të cilat dje vendosi PZAP-i është duke ndodhur dhe pritet që sot gjatë ditës të përmbyllet rinumërimi i 117 kutive.

“Sot do të përfundojë rinumërimi i të gjitha kutive të votimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pas kësaj, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare” ka thënë për “Bota sot” Elezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat