"20min": Ngritet aktakuzë ndaj njeriut që planifikoi sulm me bombë në redaksinë e gazetës “Bota sot” në Zvicër

Aktuale

"20min": Ngritet aktakuzë ndaj njeriut që planifikoi sulm me bombë në redaksinë e gazetës “Bota sot” në Zvicër

Nga: Bota sot Më: 3 korrik 2017 Në ora: 14:36
Prokuroria zvicerane ka ngritur një padi për dërgimin e një granate dore në redaksinë e medias shqiptare “Bota sot”.

Një burrë qëndron në burgun e aeroportit të Cyrihut, i cili gjatë shtatorit 2002 duhet të ketë planifikuar një sulm me bombë në redaksinë e gazetës shqiptare “Bota sot” në Cyrih, shkruan 20min.

Kërkesa e parë për aktpadi ishte refuzuar, ndërsa pas rishqyrtimit të lëndës në 22 maj i dyshuari akuzohet për disa vepra penale si “vrasje e disafishtë të mbetur në tentativë”, “rrezikimin e jetëve njerëzore përmes lëndëve plasëse”, “përdorimin e gazrave toksik për qëllime kriminale” si dhe shkeljen e ligjit për armëmbajtje. Pas ripërpunimit të lëndës ajo tani ndodhet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Zvicër.

Granatë dore e paketuar si dërgesë vëne

Nga vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, del në pah se i akuzuari kishte në plan të vrasë personat në redaksi. Gjithashtu edhe personat tjerë në terrasë mund të ishin kthyer në viktima të sulmit. Granata e dorës ishte futur në një paketim vene, e cila do aktivizohej pas hapjes së saj. Por fatmirisht ajo nuk ishte aktivizuar pas hapjes së kutisë. Më vonë, specialistët e policisë kantoniale në Cyrih arritën ta çmontojnë.

 Për shkak të vjetërsisë mund të shpallet lënda e pavlefshme?

Odiesja e zgjatjes së vendimit të organeve të drejtësisë mbështetej në mos sqarimin e Prokurorisë se cili ishte caku i viktimave të sulmit të mundshëm. Por tani Prokuroria e sqaroi atë brenda pak ditësh. Për shkak se ngjarja ka ndodhur në 2002, procesi që pritet të mbahet në gusht ose shtator, kërcënohet të shpallet i pavlefshëm për shkak të vjetërsisë.

Për arsye të qëndrimit sekret, Christian Schmid, avokati i botuesit të gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, nuk ka dashur të jap më shumë informacione mbi ngjarjen. Në 22 mars, Gjykata vendosi ta dërgojë në burg të dyshuarin, ndërsa nga 31 janari deri në 4 maj ai ndodhej në një paraburgim rajonal të Bernit.

Vendoset siguria e kontrollit

Për shkak të rrezikut se i burgosuri mund të tentojë të largohet, autoritetet zvicerane nga 11 maji kanë vendosur kontroll vëzhgimi ndaj tij deri në kohën e mbajtjes së procesit gjyqësor në 5 gusht. Ndaj tij nuk lejohet as pushimi duke dalë nga burgu i aeroportit, për shkak të rrezikut të fluturimit.

Po ashtu, për ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj gazetës “Bota sot”, kanë shkruar edhe mediat e tjera si: landbote.ch, lematin.ch, luzernerzeitung.ch, tagesanzeiger.ch. /Bota sot

Image
Shkrimi i gazetës tagesanzeiger.ch
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat