Mori mbi 35 mijë vota në zgjedhje, ky është premtimi i Driton Selmanajt

Aktuale

Mori mbi 35 mijë vota në zgjedhje, ky është premtimi i Driton Selmanajt

Nga: P.R Më: 2 korrik 2017 Në ora: 22:25
Driton Selmanaj gjatë intervistës dhënë për "Bota sot" / Foto "Bota sot"

Kandidati për deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, përmes një postimi në facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, ku Selmanaj në zgjedhjet e 11 qershorit mori 35.250 vota.

“Votat e 35.250 qytetarëve, sa më bëjnë të ndjehem mirë, po aq më ngarkojnë me përgjegjësi të mëdha që unë të jem vërtet zëri juaj në të mirë të atdheut tonë të përbashkët”, ka shkruar Selmanaj, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës
Të dashur votues të LDK-së
Të dashur votues që më votuat mua

Më lejoni të ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më dhatë me votën tuaj, që unë të jem zëri juaj në institucionin më të lartë përfaqësues në vend. Votat e 35.250 qytetarëve, sa më bëjnë të ndjehem mirë, po aq më ngarkojnë me përgjegjësi të mëdha që unë të jem vërtet zëri juaj në të mirë të atdheut tonë të përbashkët.

Ju premtoj që do angazhohem me tërë qenien time, që të jem në shërbim të besimit tuaj, vlerave demokratike dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë.

I përulem respektit tuaj
I përulem besimit tuaj
Zoti ju bekoftë të gjithëve

Na priftë e mbara
Driton Selmanaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat