Hoti: Pjesëmarrja e Thaçit në dialog është jo kushtetuese, kërkojmë edhe partitë tjera ta kundërshtojnë

Aktuale

Hoti: Pjesëmarrja e Thaçit në dialog është jo kushtetuese, kërkojmë edhe partitë tjera ta kundërshtojnë

Nga: B.S Më: 1 korrik 2017 Në ora: 15:30
Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaqi

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se ata janë kundër që dialogu me Serbinë të zhvillohet në nivel presidentash.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se nisma e Presidentit për të marrë pjesë në dialogu me Serbinë është jo kushtetuese dhe me këtë ai nuk përfaqëson unitetin e popullit, por vetëm partinë e tij.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, ka kërkuar që edhe partitë tjera politike t’i kundërshtojnë përpjekjet jo kushtetuese të Presidentit Thaçi dhe sipas Hotit dialogun duhet ta zhvillojë Qeveria.

Postimi i plotë:

Ne kundershtojme perpjekjet jo kushtetuese te Presidentit Thaqi per te marre pjese ne dialog me Serbine krye ne vete. Ftojme partite e tjera politike te bejne te njejten gje.

Nuk e kam te qarte kujt i jep pergjegjesi Presidenti per bisedat qe mund te beje, kush i percakton temat dhe kush merr pergjegjesi per realizimin e marreveshjes se arritur pasi Presidenti ka rol te caktuar dhe te kufizuar kushtetues.

Eshte e pa kuptime tani kur vendi eshte ne proces te krijimit te institucioneve te merret ky venprim nga Presidenti. Ai ka shkelur kushtetuten me pjesemarrje direkte ne zgjedhje ne krah te partise se tij. Prandaj, ai nuk perfaqeson unitetin popullor, por vetem partine e tij.

Dialogun do ta zhvilloje Qeveria. Dialogu me Serbine do te vazhdoje pas krijimit te institucioneve. Do te jete dialog me nje platforme te re, me dinamike shume me te ngjeshur, me afate kohore te prera, me ivolvim me te madh te partnereve tane nga BE dhe ShBA, duke vendosur ne tavoline te bisedimeve te gjitha temat. Mbi te gjitha, do te jete dialog me transparence te plote dhe involvim te te gjitheve dhe me llogaridhenie per cdo raund te bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat