Anëtari i VV-së: Ja pse Ramush Haradinaj nuk bën të jetë kryeministër i Kosovës

Aktuale

Anëtari i VV-së: Ja pse Ramush Haradinaj nuk bën të jetë kryeministër i Kosovës

Nga: B.S Më: 30 qershor 2017 Në ora: 20:56
Ramush Haradinaj

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili po ashtu ishte kandidat për deputet nga kjo parti, Driton Tali, ka thënë se nuk e do Ramush Haradinajn kryeministër dhe për këtë ka dhënë arsyet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se mendon se Haradinaj nuk di të menaxhojë e as nuk ka ditur në kohën kur ka qenë kryeministër, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Jam kunder z Ramush Haradinaj m'u ba kryeminister i radhes sepse e ka deshmuar shume here veten se nuk din te menaxhoje!!!

Struktura e Tij partiake thirret ne "Qeverisjen 100 diteshe" te viti 2005. Por nuk e permendin faktin se ne ate qeveri (pra me te cilen ata krekosen) pikerisht Ramush Haradinaj i perzgjodhi njerezit e tij me jo kompetent per t'i udheheq digasteret qe s'kishin lidhje me ta! Ne mes tjerave ai perzgjodhi historiane per te udhehequr me Energjetiken, Minierat, Tregtine e Industrine dhe nje mesues te kimise per ta udhehequr Drejtesine. Per me teper ministrat nga partia Tij ishin te dyshuarit me te medhenj per korrupsion.

Pastaj, per shkak se kurre nuk u mesua si te udhehqet nje parti moderne, sic Ai vet e ka adet te kreskoset "se eshte menaxher i mire", AAK'ne asnjehere nuk ja arriti ta nxjerr nga levozhga regjionale!!! Gjithmone AAK ngeli e tille, here me tete e here me dhjete deputet te fituar.

Prandaj z Ramush Haradinaj nuk bene te jete kryeminister i Kosoves asesei sepse nuk dine te menaxhoje!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat