Kitarovic: Do t’i mbështesim vendet aspirante për BE

Aktuale

Kitarovic: Do t’i mbështesim vendet aspirante për BE

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 15:56
Samiti i Procesit të Bashkëpunimit i Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) në Kroaci

Në Dubrovnik ka nisur Samiti i Procesit të Bashkëpunimit i Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), ku Kosova po përfaqësohet nga autoritetet e saja më të larta. Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha, po marrin pjesë në këtë samit, i cili këtë vit udhëhiqet nga Kroacia.

Presidentja kroate, Kolinda Grobar Kitarovic, si nikoqire e kësaj konference, u uroi mirëseardhje presidentëve të rajonit ndërsa në fjalën e saj përmendi edhe pesë principet themelore që Kroacia do t’i shtyjë përpara gjatë presidencës së këtij samiti.

Sipas saj, Kroacia gjatë udhëheqjes së këtij procesi do të interesohet që t’i ndihmojë shtetet aspirante për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç është Kosova.

“Pesë principet kryesore të presidencës kroate këtë vit do të jenë këto: Solidariteti, mbështetja e shteteve kandidate për anëtarësim në BE dhe shteteve kandidate potenciale, rrjetëzimi, fuqizimi i dialogut politik përmes bashkëpunimit mes parlamenteve dhe sinergjitë energjetike, me fokus në tri fusha: Shkencë dhe edukim, energjetike dhe reagimeve emergjente në rastet e migrimit, terrorizimit, radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe krizave të tjera”, ka thënë presidentja Kitarovic. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat