Mitrovica nderon komandantin e FSK-së, Rrahman Rama

Aktuale

Mitrovica nderon komandantin e FSK-së, Rrahman Rama

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 09:21
Rrahman Rama

Komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, do t’i dorëzohet sot titulli “Qytetar Nderi i Mitrovicë”, të cilin ditë më parë ia ndau Kuvendi i Komunës, në shenjë mirënjohjeje e respekti për kontributin që ka dhënë për Mitrovicën, Kosovën dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.

Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës, do të mbahet në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke filluar nga ora 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat