Khalilzad: Kosova është në rrugën e duhur

Aktuale

Khalilzad: Kosova është në rrugën e duhur

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 21:33
Diplomati me prejardhje afgane Zalmay Khalilzad

Diplomati me prejardhje afgane Zalmay Khalilzad do të mësyente Kosovën, një territor që kërkonte pavarësinë por që kundërshtohej nga vendi më rival i SHBA’ve, Rusia.

“Nuk dija shumë për Kosovën para se të vija këtu. Ishte një iniciativë e ambasadorit rus që kërkonte një mision faktmbledhës të vinte në Kosovë duke menduar se do të ndryshonte pikëpamjet e disa prej anëtarëve, veçanërisht të atyre të shteteve të zhvilluara të botës që të armiqësohen në njëfarë mënyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Kur erdha këtu isha i impresionuar me kompozicionin, shumica kosovare, minoritetet e tjera përveç atij serb kërkonin pavarësi. Pas vizitës u binda se pavarësia ishte zgjidhja e vetme kështu që iniciativa ruse pati kundër efekt”, tha Khalilzad.

Mandje amerikani kishte tentuar që të bind gjatë gjithë kohës edhe ish-ambasadorin rus në OKB, tashmë të ndjerin Vitaly Churkin që të japë voton pozitive për pavarësinë e Kosovës.

Pas një dekade, thotë se nuk është penduar fare që e deshi pavarësimin e kosovarëve.

Ai është i kënaqur me zhvillimin e vendit.

“Kosova është në rrugën e duhur. Natyrisht se ka probleme dhe shqetësime të vogla por është arritur progres në shumë lëmi, në riintegrimin e komunitetit serb, dialogun me Serbinë, progres ekonomik. Pres që të ndodhin reforma të mëtutjeshme dhe niveli i papunësisë të ulet më tepër”, tha ai.

Khalilzad ka edhe një dëshirë për Kosovën që pret t’i plotësohet së shpejti.

“Si çdo shtet sovran Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë”, tha ai.

Khalilzad qëndroi në Kosovë javën e kaluar kur e pranoi dekoratën ‘Urdhri i Pavarësisë’ nga Presidenti Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat