Kur nis punën Gjykata Speciale?

Aktuale

Kur nis punën Gjykata Speciale?

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 21:03
Selia e Gjykates Speciale

Punën dhe zbatimin e Dhomave të Specializuara nuk mund të ndikojnë politikat kosovare në Kosovë.

Gjykata Speciale e Kosovës do të funksionalizohet dhe do të kryejë detyrën e saj në  Kosovë, pavarësisht zhvillimeve të jashtme.

Kështu ka thënë në një prononcim, Avis Benes, zëdhenëse e dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale.

“Në përgjithësi, Dhomat e Specializuara për Kosovë, janë të përqendruar plotësisht në zbatimin e mandatit të tij, i cili është në vazhdim e sipër, pavarësisht nga çdo zhvillim të jashtëm” thuhet në përgjigjen e Benes.

Tani më gjithqka është gati që nga prokurorët, gjykatësit, që të nis ky process.

Mirëpo, për të marr dritën e gjelbërt, fillimisht të mërkurën, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Benes tha se nëse jepet rezultati pozitiv, kjo rregullore do të hyjë në fuqi për pas shtatë ditësh.

“Kjo do të jetë koha kur dhomat e specializuara do të bëhen plotësisht funksionale” është përgjigjur Benes.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së që, siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty. Tërë këtë processdo të udhëheq Ekaterina Trendafilova, Kryetarja e Dhomave të Specializuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat