Qeveria e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se lajmi i botuar në një portal propagandues me titull “Kryeministri “fsheh” kilometrat e kaluara me automjete zyrtare e udhëtimet me aeroplan”, është i pavërtetë dhe pjesë e një fushate sulmesh politike ndaj Kryeministrit Isa Mustafa.
Qeveria e Republikës së Kosovës informon opinionin publik se Kryeministri dhe askush nga stafi politik nuk merret me kilometra dhe udhëtime zyrtare, e aq më pak me fshehjen e tyre.
Sa i takon pretendimeve të keqinterpretuara në këtë tekst, kjo është çështje e menaxhimit të kontratave nga stafi administrativ.
Jemi të informuar se këtë çështje, përgjegjësit e stafit administrativ e kanë sqaruar me Auditorin dhe me kompaninë e kontraktuar për bileta.
Edhe çështja e kilometrave të automjeteve të Qeverisë, bie në fushëveprim të shërbimeve të caktuara administrative dhe pretendimet se Kryeministri po i "fsheh" këto është një aludim sa i marrë aq edhe qesharak, thuhet në komunikatën e Qeverisë.