Bëhen bashkë Isa Mustafa dhe Angela Merkel: Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!

Aktuale

Bëhen bashkë Isa Mustafa dhe Angela Merkel: Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!

Nga: BOTA SOT Më: 22 qershor 2017 Në ora: 21:05
Isa Mustafa me delegacionin e tij në Samitin në Bruksel

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, po merr pjesë në samitin e Brukselit, ku të pranishëm janë liderët kryesorë të Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, përfshirë LDK-në, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se LDK-ja, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër.

Në fotot e publikuara në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa shihet pranë liderëve më të fuqishëm në Evropë, si kancelarja Angela Merkel.

Postimi i plotë i Mustafës:

Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

LDK-ja, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër.

Në Samitin e sotëm në Bruksel ishin liderët kryesorë të BE-së dhe vendeve anëtare.

Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!/BS

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat