MAPL ndan grantin stimulus për komuna

Aktuale

MAPL ndan grantin stimulus për komuna

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 06:09
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon sot ceremoninë e publikimit të “Raportit për Peformancë të komunave për vitin 2016“ dhe për “Ndarjen e grantit stimulues për komuna”. 

MAPL, me rastin e realizimit të kësaj ngjarje ka për qëllim të prezantoj të gjeturat e Raportit të Peformacës për vitin 2016 i cili tregon shkallën e arritjeve të komunave në fushat përkatëse.

Mbi bazën e indikatorëve të Raportit dhe kritereve të vlerësimit të përcaktuara nga Komisioni për vlerësim të perfomancës, MAPL në këtë ceremoni do t’i shpallë komunat me performancë më të mirë dhe si përfitues të grantit stimulues.

Ceremonia do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat