Kryeministri Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n

Aktuale

Kryeministri Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n

Nga: Bota sot Më: 19 qershor 2017 Në ora: 14:20
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e  Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza. 

Kryeministri Mustafa dhe Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë. 

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë.

Image
Pamje nga takimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat