Zjarri në Londër: Numri i viktimave pritet të rritet, ambasada jep numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Aktuale

Zjarri në Londër: Numri i viktimave pritet të rritet, ambasada jep numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 09:33
Kulla rezidenciale Grenfell e djegur

Kulla rezidenciale Grenfell, u dogj e tëra një ditë më parë duke shkaktuar dhjetra viktima.

Siç raporton BBC edhe në ditën e dytë të kësaj ngjarjeje, zjarrfikësit janë duke punuar për të trajtuar zjarrin në ndërtesën e cila besohet të jetë 27 katëshe.

Më poshtë mund të shihni një përmbledhje të shkurtër rreth asaj se çka dihet deri tani për ngjarjen e djegies së kullës Grenfell në Londër:

Dymbëdhjetë njerëz janë identifikuar se kanë vdekur në Grenfell Tower.
Policia britanike thotë me trishtim se numri i të vdekurve “do të rritet”.
Rreth 70 persona u nxituan në gjashtë spitale, 18 në kujdesin intensiv.
Disa emra janë shfaqur si persona ende të zhdukur pas zjarrit në Grenfell Tower.
Kryeministrja britanike, Theresa May premton hetim të thellë dhe të duhur.
Dyzet motorë zjarri, dhe rreth 200 zjarrfikës merren me flakë; Shkaqet ende janë të panjohura dhe jozyrtare.
Numri i zyrës së fatkeqësive të emergjencave dhe Policisë së Shtetit – 0800 0961 233.

Ndërkaq edhe për kosovarët që gjenden të prekur në këtë lagje nga ky incident fatal, Ambasada e Kosovës në Britani ka vënë në dispozicion dhe numrin e telefonit të emergjencës për të raportuar nëse ndonjë kosovar gjendet në një ambient të tillë:

”Të pikëlluar thellë për humbjen e jetëve në zjarrin që kaploi Grenfell Tower. Shprehim ngushëllimet tona për viktimat dhe të lënduarit. Numri emergjent i Ambasadës për shtetasit e Kosovës: +447961064763”, shprehet Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat