Rritje e madhe e numrit të votave të pavlefshme

Aktuale

Rritje e madhe e numrit të votave të pavlefshme

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 01:39
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar 80% të votave apo 1992 nga 2490 vendvotime.

Deri në këto orë kur ende është duke vazhduar procesi i numërimit të votave, ajo çfarë bie në sy është numri i madh i votave të pavlefshme ku deri në këto momente janë 43 mijë e 552 vota, krahasuar me vitin 2014 janë 12 mijë e 827 më shumë.

Në vitin 2014 gjithsejtë fletëvotime të pavlefshme ishin 30 mijë e 725, të zbraztë ishin 4 mijë e 842 ndërkaq të vlefshme 731 mijë e 248.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat