"Këto janë 11 komunat e vendit ku Vetëvendosje doli e para"

Aktuale

"Këto janë 11 komunat e vendit ku Vetëvendosje doli e para"

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 23:11
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit, Rexhep Selimi, pas përfundimit të zgjehdjeve dhe fillimit të votimit nga ana e KQZ’së, ka treguar se në cilat komuna po prinë kjo parti.

Sipas Selimit janë gjithsejtë 11 komuna tek te cilat po prinë Lëvizja Vetëvendosje.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka renditur disa prej komunave tek të cilat prinë Lëvizja Vetëvendosje,. Por Selimi nuk e ka treguar se nuk është bazuar për publikimin e këtyre të dhënave.

“ Urimeeeeeee! Jemi TE PARET NE: Ferizaj, Gjilan, Prishtine, Mitrovice , Prizren, Kacanik, F Kosove

Dardane, Viti, Vushtrri, Hani i Elezit”, ka shkruar Selimi në Facebook.

E ndërkohë komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është duke e zhvilluar procesin e votimit. Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin në roët në vijim,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat